ShowBizzz

Marrin fund aludimet/ Zbulohet kush do ta moderojë Big-un e Kosovës. Por jo vetëm kaq!

Edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” pritet të sjellë ndryshime në moderim dhe në përbërjen e personazheve që do të jenë pjesë e formatit.

Burime për Vip Magazine bëjnë me dije se Alaudin Hamiti do ta moderojë i vetëm këtë edicion, pa një moderatore në krah, pas largimit të Jonida Vokshit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Vip Magazine, në mesin e emrave që pritet t’i bashkohen shtëpisë së BBVK janë Akil Varfi dhe Jona Krasniqi.

Ndryshime pritet të ketë edhe në panelin e opinionistëve. Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani janë dy emrat që, sipas burimeve, do të komentojnë dinamikat dhe zhvillimet brenda shtëpisë.

Ndërkohë, edhe emisioni shoqërues “Big Talk” pritet të ketë një përbërje të re. Moderatore e tij do të jetë Loredana Brati, ndërsa në panelin e opinionistëve pritet të jenë Sara Kolami dhe Vlorjan Halili.

Të Ngjashme