Lajme

KEK rikthen në operim njësinë A4

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 ka nisur procesin e rikthimit në operim, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia tashmë ka filluar procesin e startimit dhe pritet që së shpejti të sinkronizohet me rrjetin elektrik.

KEK ka bërë të ditur se gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë.

Për këtë arsye, Korporata Energjetike e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër.

Rikthimi i njësisë A4 në operim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike.

Të Ngjashme