Lajme

Këlliçi publikon foton: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi 26 mln euro

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Olsi Ramës, duke e vendosur theksin te ajo që e cilëson një “mrekulli financiare” me një pronë të blerë në Kepin e Rodonit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi publikoi një foto të Olsi Ramës me Gert Hakën dhe pretendoi se ky i fundit bleu një tokë me vlerë 320 mijë euro, e cila, sipas tij, u rivlerësua vetëm dy muaj më vonë në 26 milionë euro.

“Shokut të ngushtë të Olsi Ramës i ka ndodhur një mrekulli financiare, një përmbysje e paimagjinueshme edhe në skenarët e Hollivudit. Për 2 muaj ai blen një tokë 320 mijë euro dhe e rivlerëson në 26 milionë euro”, shkruan Këlliçi.

NEWS  Plagoset 26 vjeçari me thikë. Kush është i dyshuari (Emri)Sipas tij, pikërisht ky rivlerësim i pronës bëri të mundur që me një pjesë të saj të fitohej kontrolli mbi kompaninë që zotëron licencën e kazinosë në kullën “Air Albania”.

Këlliçi pretendon se e gjithë kjo skemë është zhvilluar pa asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e pastrimit të parave.

“Kjo lëvizje bëhet nën hundën e disa institucioneve që monitorojnë dhe teorikisht luftojnë pastrimin e parave, me në krye SPAK. Me Edi Ramën, Olsi dhe shokët e tij kanë gjetur parajsën në Shqipëri”, shprehet ai.

Këlliçi shton më tej se, sipas tij, ndërsa gjatë viteve të qeverisjes së socialistëve shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, “i vetmi që është kthyer është vëllai i Kryeministrit dhe shoqëria e tij”.

NEWS  Armëpushimi SHBA-Iran drejt përfundimit/ 4 skenarët se çfarë mund të ndodhë

Më herët gjatë ditës, në një konferencë për mediat, Belind Këlliçi dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, prezantuan një denoncim për licencën e kazinosë në kullën “Air Albania”.

Sipas Këlliçit licenca është dhënë ndaj një kompanie që ka lidhje me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Këlliçi përmend emrat e personave, që sipas tij janë përfshirë në këtë aferë dhe lidhjen e tyre me vëllain e kryeministrit Rama.

Sipas Këlliçit, kompania “Space +”, e licencuar për të operuar kazinonë në hotelin me pesë yje në kullën “Air Albania”, ndryshoi strukturën e pronësisë në vitin 2025, kur aksionet kaluan nga “ALB-STAR” te kompania “GLG Investment”.

NEWS  Spartak Braho plas “bombën”: Si e bleu Shkëlzen Berisha gjysmën e Tushemishtit në Pogradec përmes një personi tjetërNjë nga akuzat që ngre Këlliçi lidhet me rivlerësimin e një prone në Kepin e Rodonit. Sipas tij, një sipërfaqe prej 275 mijë metra katror e blerë për rreth 320 mijë euro, u rivlerësua brenda pak muajsh në rreth 26 milionë euro dhe kjo pasuri u përdor për të rritur kapitalin e kompanisë, duke i hapur rrugë ndryshimit të aksionerit dhe mbajtjes së licencës së kazinosë.

Sipas tij, pas kompanisë “GLG Investment” fshihet një strukturë me kompani offshore, ndërsa ngriti dyshime mbi identitetin e pronarëve përfitues dhe burimin e financimit.

Të Ngjashme