ShowBizzz

Këngëtari i njohur martohet për herë të katërt në moshën 89-vjeçare

Këngëtari bandës së njohur të muzikës rrok “Four Seasons”,  Frankie Valli është martuar për herë të katërt këtë të hënë në moshën 89-vjeçare.

Valli lidhi kurorë me ish-CEO-n e marketingut të CBS Jackie Jacobs, në një ceremoni private në hotelin Westgate të Las Vegas, shkruajnë mediet e huaja. Kjo shënon martesën e tij të katërt që nga dashuria e tij e parë në vitin 1958 me Mary Mandel.

Kjo është martesa e katërt e Vallit. Ai ishte i martuar më parë me Mary Delgado  nga viti 1958 deri në vitin 1971. Ai u martua me  MaryAnn Hannigan  në 1974 dhe u divorcuan në 1982. Më pas u martua me  Randy Clohesy  në 1984 dhe pati tre fëmijë me të përpara se të ndaheshin në 2004.

Valli do të kthehet në Westgate më vonë këtë vit. Ai dhe grupi i tij   Four Seasons do të mbajnë koncerte atje, me dy shfaqje të planifikuara në tetor si dhe disa data të planifikuara për vitin 2024.