Lajme

​Keqmenaxhimi i barnave dhe materialit shpenzues, suspendohen katër punonjës

Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, në mbledhjen e radhës të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Bordi Drejtues kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme raportim të rregullt në çdo mbledhje për ecurinë e procedurave disiplinore dhe veprimet e ndërmarra.

SHSKUK paralajmëron se do të vazhdojë trajtimin e çdo rasti me seriozitet dhe në përputhje me procedurat në fuqi, për të forcuar përgjegjësinë institucionale në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.

Të Ngjashme