Lajme

Kërcënimi i deputetes Koçeku, Gogu: Kjo s’është më politikë, institucionet duhet të reagojnë nëse ka një rast të tillë

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me procesin e integrimit europian, interpelanca me ministra, si dhe shqyrtimi i një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.

Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin “Për dhënie amnistie”, si dhe dy projektligje për ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të cilët kërkojnë shumicë të cilësuar votash për miratim

Pak para nisjes së seancës, Gogu tha se nga kjo amnisti përfitojnë direkt 400 të burgosur, por asnjë i dënuar për korrupsion apo i arrestuar nga SPAK-u.

I pyetur lidhur me një deklaratë të bërë ditën e djeshme nga deputetja Marjana Koçeku ku la të kuptohet se ishte kërcënuar nga familja Bajri në Shkodër, ministri Gogu u shpreh se kjo nuk është më një rast politikë, por një rast që duhet të hetohet sa më parë nga institucionet përgjegjëse nëse ka një rast të tillë.

Të Ngjashme