Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të ndaluar me tre kilogram marihuanë

Prokuroria themelore në Mitrovicë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurit L.B,F.S dhe L.S, të cilët dyshohen për veprat penale ”Blerja,posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërkaq njëri prej tre të akuzuarve, pra F.S, akuzohet edhe për veprën penale  “Posedim I paautorizuar  narkotikëve,substancave psikotrope ose analoge”

Sipas prokurorisë, tre të pandehurit më 11 gusht rreth orës 16:00 kishin transportuar substance narkotike të llojit marihuanë.

“Tre (3) të pandehurit, me datë 11.08.2026 rreth orës 16:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në fshatin Pestovë Komuna e Vushtrrisë, së bashku me dy automjetet e tyre pa autorizim kanë transportuar substanca narkotike të llojit marihuanë, me qellim shitje, ku njëri automjet është drejtuar nga i pandehuri L.B., ndërkaq automjetin tjetër është drejtuar nga i pandehuri L.S., dhe pasagjer i pandehuri F.S”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin prokuroria thotë se gjatë tenimit të policisë për t’i ndalur ,ata kanë goditur policinë.

“Të njëjtit gjatë tentimit të policisë për ti ndaluar në rreth rrotullimin e fshatit Pestovë, godasin policinë dhe në tentim për të ikur shkaktojnë vet aksident në fshatin Pestovë, ku gjatë kontrollimit të veturës gjendet një çantë brenda të cilës janë gjetur dhe sekuestruar tre kilogramë e tetëmbëdhjetë (3018) gramë substancë narkotike e llojit marihuanë e cila është sekuestruar”, thuhet në njoftim

Prokuroria ka bërë të ditur se seanca për caktimin e masës së paraburgimit  pritet të mbahet para gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

 

 

 

 

 

Të Ngjashme