Lajme

Këta janë 3 anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën dje nga aksidenti tragjik në Gjermani (Foto)

Një aksident tragjik i ndodhur në Gjermani i ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familjeje shqiptare nga Komogllava e Ferizajt. Siç mund ta shikoni dhe në foton e mësipërme, viktimat e aksidentit të rëndë mësohet se janë 61-vjeçari Tahir Tahiri, Gentian Tahirit 34 vjeç dhe Laurent Aliut 16 vjeç.

Personat që kanë humbur jetën nga aksidenti, për të cilin akoma nuk ka detaje të reja, mësohet se janë familjarë. Përkatësisht, Genti është djali i Tahirit, të cilët të dy bashkë babë e bir kanë vdekur si pasojë e aksidentit tragjik. Po ashtu, nga aksidenti është shuar dhe i mituri, 16 vjeç Laurent Aliu, që mendohet të jetë i afërm i dy personave, babë e bir, që vdiqën krah njëri-tjetrit.

NEWS  Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë SauditeSiç raportuam dhe ditën e djeshme, aksidenti tragjik ndodhi dje në mëngjes në Gjermani, ku tre persona kanë humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen, policia gjermane, ka deklaruar se makina në të cilën ndodheshin viktimat ka dalë nga rruga në autostradën A3, në drejtim të Nurembergut, për arsye që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Mjeti është rrëzuar poshtë një argjinature dhe ka rënë mbi shinat hekurudhore që kalojnë poshtë autostradës.

NEWS  Spiropali tjetër mesazh Ramës për të pastruar partinë nga virusi “Balluku”:Lumi ndryshon rrjedhën, por jo destinacioninTë tre personat në automjet kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë pasi fillimisht ekipet e emergjencës nuk kanë mundur t’i nxjerrin viktimat nga mjeti dhe u desh të merrej një vinç.

Njoftimi për ndarjen nga jeta të 3 shqiptarëve:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një aksidenti tragjik komunikacioni në Gjermani, kanë ndërruar jetë:

NEWS  “Dëgjojeni vetë!/ Noka nxjerr në dritë lidhjen e Ramës me ndërtimet e krimit: Pastron paratë nëTahir Tahiri (1965), në moshën 61-vjeçare.

Vëllai i Remzi Aliut dhe Xhelal Tahirit.

Gentian Tahiri (1992), në moshën 34-vjeçare.

Djali i Tahir Tahirit.

Vëllai i Astrit Tahirit dhe Gentiana Tahirit.

Laurent Aliu, në moshën 16-vjeçare.

Djali i Bardhyl Aliut.

Vëllai i Loris Aliut dhe Anesa Aliu.

Nga lagjja Nuhaj.

Për datën, kohën datën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë sapo të merren vendimet përkatëse.

Ngushëllime familjareve!

Të Ngjashme