Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, duke publikuar rezultatet përfundimtare në platformën zyrtare.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 47.13% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.44%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.69% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.74%.
Në bazë të këtyre rezultateve, janë përcaktuar edhe deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet nga Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila, Shqipe Mehmeti-Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Ilir Kërçeli, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Baloku, Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Fitore Pacolli-Dalipi, Blerim Gashi, Artane Rizvanolli-Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi-Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Sylejman Meholli, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.
Partia Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet nga Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi-Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu-Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu-Shoshi.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë deputetë Vjosa Osmani-Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku-Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadërgjonaj dhe Paris Guri.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet nga Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj dhe Albana Bytyqi.
Ulëse në Kuvend kanë siguruar edhe subjektet e komuniteteve joshumicë, përfshirë Listën Serbe, KDTP-në, koalicionin VAKAT, IRDK-në, NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, SDU-në, PSA-në, Partinë Liberale Egjiptiane, JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA dhe PRBEK.
Rezultatet e certifikuara pritet të hapin fazën e re të negociatave për formimin e institucioneve të reja në Kosovë.
