Procesi i numërimit të votave të kandidatëve që garojnë për ulëse në parlament është drejt përfundimit.
Nga 38 Qendra Komunale të Numërimit, ky proces ka përfunduar në 35 prej tyre, kurse në tri të tjera ende po vazhdon.
Prishtina, Prizreni dhe Gjilani janë tri komunat ku po numërohen ende votat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në kryeqytet ku janë procesuar më shumë se gjysma e vendvotimeve janë numëruar 53.82 për qind e tyre, sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bazuar në përditësimin e fundit top pesëshet e partive me vota janë si në vijim:
Lëvizja Vetëvendosje
Albin Kurti (22,836 vota)
Glauk Konjufca (19,264 vota)
Albulena Haxhiu (12,557 vota)
Hekuran Murati (10,395 vota)
Hajrulla Çeku (9,369 vota)
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza (8,259 vota)
Uran Ismaili (6,680 vota)
Përparim Gruda (5,779 vota)
Arian Tahiri (4,283 vota)
Vlora Çitaku (4,115 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës
Vjosa Osmani (8,132 vota)
Doarsa Kica –Xhelili (7,488 vota)
Lumir Abdixhiku (7,359 vota)
Hykmete Bajrami (6,362 vota)
Avdullah Hoti (5,781 vota)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ardian Gjini (2,443 vota)
Ramush Haradinaj (2,179 vota)
Besnik Tahiri (1,895 vota)
Daut Haradinaj (1,653 vota)
Bekë Berisha (1,411 vota)
