Lajme

KFOR-i zbulon detaje nga biseda e gjeneralit Vergori me shefin e ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsilovic.

“Dialogu konstruktiv u përqendrua në ruajtjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit profesional dhe respektit të ndërsjellë, të cilat mundësojnë komunikim transparent dhe në kohë, si dhe koordinim efektiv me Forcat e Armatosura të Serbisë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka theksuar se mbetet i gatshëm dhe vazhdon angazhimin me të gjitha komunitetet, duke përmbushur misionin e tij me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Të Ngjashme