ShowBizzz

Kiara dhe Luizi marrin dhuratën e parë për beben

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po presin me padurim ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. Gjatë kësaj kohe çifti ka marrë shumë urime nga miqtë, të afërmit e fansat. Por ka edhe nga ata fansa që dërgojnë dhurata.

Së fundmi Luizi ka treguar se në shtëpi u ka ardhur një dhuratë nga dy fanse nga Gjermania. 

Luizi tregon se fanset i kanë sjellë rroba për beben, një arush dhe një buqetë.