Kiara Tito padyshim është një prej banorëve me më shumë fansa dhe ndjekës pas aventurës në “BBVIP”, falë gjithë rrugëtimit të saj dhe sigurisht lidhjes e më pas martesës me Luiz Ejllin.
E kjo duket edhe nga dhuratat që moderatorja merr gati cdo ditë, të cilat i ndan shpesh në Instagram e që kryesisht janë lule.
Kiara e ka emëruar grupin e fansave që i sjellin lulet si “Strateget” dhe shënimet që i lenë, bashkangjitur me buqetat shumëngjyrëshe, janë kryesisht plot me dashuri e adhurim.
Aq shumë lule duket që po merr Kiara këtë periudhë sa një ndjekës i ka sugjeruar në mesazh që të hapë një dyqan pikërisht me lule, gjë të cilën Tito e ka pëlqyer si ide duke u shprehur:
“Shumë shpejt”.