Moderatorja Kiara Tito ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të disa pamjeve nga protesta e studentëve në Tiranë.
Përmes një postimi në Instagram, Kiara ka shpërndarë një video ku shihen momente nga protesta, gjatë së cilës situata duket e tensionuar. Në pamjet e publikuara shihen qytetarë të shumtë të mbledhur në rrugë, sende të shpërndara në tokë, si dhe një strukturë e përfshirë nga flakët.

Moderatorja i ka shoqëruar videot me emoji që simbolizojnë lutjen, pa shtuar ndonjë koment tjetër lidhur me ngjarjen.
Postimi i saj ka tërhequr vëmendje, ndërsa përmes këtyre pamjeve Kiara ka përcjellë te ndjekësit e saj momente nga zhvillimet në kryeqytet.
