Lajme

Zulfaj takohet me eurodeputetin Adnan Dibrani në Bruksel, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, është takuar në Bruksel me eurodeputetin nga Suedia, Adnan Dibrani.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën, si dhe për rëndësinë e angazhimit dhe mbështetjes së Parlamentit Evropian në avancimin e këtij procesi.

Në njoftim theksohet se Kosova ka gjetur vazhdimisht mbështetjen e eurodeputetit Dibrani, i cili tash e tutje angazhohet për çështjet që lidhen me Kosovën edhe në Parlamentin Evropian.

Kryenegociatori Zulfaj ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e Dibranit në mbështetje të Kosovës dhe të rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të Ngjashme