Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka përcaktuar emrat e kandidatëve që pritet të jenë pjesë e listës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Media mëson se listës i prin ministri Hekuran Murati. Megjithatë, në mesin e emrave ka edhe risi. Bëhet fjalë për Krenare Çerkinin, e cila posedon dy diploma master dhe aktualisht është në përfundim të doktoratës në Bruksel.
Emrat e plotë:
Hekuran Murati
Valon Ramadani
Dimal Basha
Vigan Qorrolli
Shqipe Metaj-Isufi
Alban Bajrami
Krenare Çerkini
Ejup Ahmeti
Adelina Grainca
Enver Haliti
Ndryshe, subjektet politike kanë afat edhe sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se afati 11-ditor për subjektet politike përfundon të martën në mesnatë.
“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Elezi.
