A ju kujtohet Lim Hoti, ish-banori i “BBVK 4” që u komentua shumë për lidhjen e tij me Albën dhe Dolcen? Pas përfundimit të eksperiencës në formatin televiziv, ai vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, ku publikon momente nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, Limi ka ndarë në Instastory një foto të veçantë, shkruan “Kosovarja”.
Ai ka publikuar edhe macen e tij, e cila duket se zë një vend të veçantë në jetën e tij të përditshme.
Fotografia e publikuar nga ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka marrë vëmendje për pamjen e ëmbël të kafshës shtëpiake, ndërsa Limi vazhdon të mbetet aktiv dhe i pranishëm në Instagram me postime të ndryshme.
