Pas një shkëputjeje të shkurtër nga rrjetet sociale, Klodi ka vendosur të rikthehet me ritëm të plotë, duke paralajmëruar ndjekësit për një periudhë të ngjeshur me angazhime.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se rikthimi në palestër do të jetë një nga prioritetet e tij, ndërsa ka paralajmëruar edhe publikimin e një serie videosh të reja, shkruan Indeksonline.
“Si kthehemi seriozisht në palestër, një mori videosh për të bërë dhe publikuar, dietë strikte”, ka shkruar Klodi, duke lënë të kuptohet se po përgatitet për një periudhë të re intensive.
Por planet e tij nuk ndalen me kaq. Klodi ka zbuluar gjithashtu se shumë shpejt do të rikthehet në Itali, pa dhënë më shumë detaje rreth udhëtimit.
Pas një mungese të shkurtër online, duket se Klodi ka shumë të reja për të ndarë me ndjekësit
