Lajme

Koçiu: Koncerti i Kanye West, event i përmasave ndërkombëtare që nxit turizmin dhe ekonominë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se koncerti i Kanye West në Tiranë është një event i përmasave ndërkombëtare.

Koçiu ndau pamje nga puna që po bëhet për stadiumin e ri ku do të performojë këngëtari me famë botërore.

“Më 11 korrik sytë e botës do të jenë drejt Tiranës”, shkruan Koçiu e cila thekson se, gjithçka po bëhet gati për të mirëpritur Kanye West.

See also  “Qukës-Qafë Plloçë u përurua nga Balluku me valle dhe daulle”- Analiza e BIRN: Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet “klientelizmi dhe korrupsioni”!Në Eagle Stadium, në kryeqytetin e Europës së Ballkanit, në vendin e shqiponjave, gjithçka po bëhet gati për të mirëpritur Kanye West, një prej ikonave të muzikës botërore, si dhe mijëra vizitorë nga mbi 80 vende të globit”, shkruan Koçiu.

Zëvendëskryeministrja Koçiu shtoi se, ky është një event i përmasave ndërkombëtare që tejkalon kufijtë e muzikës, duke nxitur turizmin, ekonominë dhe duke përcjellë mesazhin e qartë të një Shqipërie moderne që ecën me besim drejt të ardhmes europiane”.

See also  Protesta në Velipojë/ Banorët bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë: Jemi në tokën tonë

Të Ngjashme