LifeStyle

Kolegë toksikë në ambientin e punës? Ja çfarë të bëni

Të jesh në një mjedis profesional toksik mund të jetë e vështirë. Mund të jetë drejtuesi problematik, punonjësit të cilit fshehurazi bëjnë komente përçmuese e plot situata të tjera. Të përballesh me një mjedis toksik do të thotë të marrësh iniciativën për t’u larguar.

Sipas ekspertëve, qëndrimi në një mjedis pune toksik mund të ketë ndikime afatgjata në shëndetin mendor.

Disa këshilla të vlefshme nga ekspertët:

Dokumentoni gjithçka

Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me një mjedis pune toksik. Të gjitha përvojat tuaja negative duhet të dokumentohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për racizëm dhe forma të tjera paragjykimesh. Email-i është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur të dokumentuara disa situata.

Vendosni kufijtë

Vendosja e kufijve mund të bëhet në shumë mënyra. Mundohuni të kufizoni ndërveprimet me personin që ju prek. “Kur dikush ka fuqinë të përcaktojë jetën tuaj kjo është një dinamikë pushteti. Personi e di se ka diçka mbi ju dhe mund të abuzojë me atë pushtet. Reagimet e traumës mund të jenë depresioni, ngrënia e tepërt ose alkooli”, thotë Khadyajah Jenkins, një zbuluese e talenteve të reja.

Krijo një plan daljeje

Është e rëndësishme të mbani në mend se largimi mund të jetë alternativa më e mirë. Por, ju nuk duhet ta lini punën nëse nuk është e nevojshme. “Nuk mund të krijoni siguri në një vend që është toksik ose i dëmshëm për ju. Mund të kesh kufij dhe praktika meditimi, por nëse nuk është një hapësirë e sigurt, asgjë nuk ndryshon”, përfundon Jenkins.