Ish-shefi i Operacionales, Vilson Bala, aktualisht drejtues i Policisë së Korçës, është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për biznesmenin Ergys Agasi dhe dosjen “AKSHI”.
Bala qëndroi rreth 50 minuta në Prokurorinë e Posaçme dhe, pas daljes, tha me humor se kishte pasur një parandjenjë se do të përfundonte në SPAK.
Paraqitja e tij vjen pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e dyshuar për nxjerrje sekretesh shtetërore dhe ndihmë ndaj Agasit gjatë arratisjes.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
