Një 32-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së martës në Prizren, pasi gjatë verifikimit nga Policia e Kosovës është konstatuar se ndaj tij kishte një urdhër-arrest aktiv.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën ku patrullat e Stacionit Policor në Prizren po kontrollonin një tubim të tifozëve të një klubi basketbollistik.
Dënimi ishte shqiptuar me aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedurave në Stacionin Policor në Prizren, i arrestuari është dërguar në Institucionin për Mbajtjen e Dënimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit.
“Me datën 29.09.2026, rreth orës 23:30, patrullat policore të Stacionit Policor në Prizren, gjatë kontrollimit të një tubimi të tifozëve të një klubi basketbollistik, kanë identifikuar dhe ndaluar personin B.M., mashkull 32 vjeçar nga Prizreni.
Pas verifikimit në databazën policore është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhër-arrest aktiv, si dhe se i njëjti ishte i dënuar me një (1) vit burg për veprën penale “ Manipulim me Prova”, me aktgjykim të plotfuqishëm të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedurave në Stacionin Policor të Prizrenit, i ndaluari është dërguar për vuajtje të dënimit në Institucionin për Mbajtjen e Dënimit në Prishtinë.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./teve1.info/
