Finalja e “Big Brother VIP Albania 5” nuk kaloi pa polemika, teksa një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes ishte veprimi i papritur i Mirit në çastet e fundit brenda shtëpisë.
Teksa mbetën vetëm pak minuta para daljes drejt studios, Miri kërkoi leje për t’u rikthyer në dhomën e gjumit, ku u shtri në krevatin që kishte ndarë me Selinin në ditët e para të qëndrimit. Ai e justifikoi këtë gjest si simbolik, duke u shprehur se donte të rikthehej edhe një herë në pikën ku, sipas tij, kishte nisur rrugëtimi dhe ndoshta “për fat”.
Por ndryshe nga sa mund ta kishte menduar, reagimet nuk ishin vetëm pozitive. Në rrjetet sociale, shumë ndjekës e konsideruan veprimin të panevojshëm dhe të çuditshëm për një moment kaq të rëndësishëm si finalja. Disa e interpretuan si një përpjekje për vëmendje në sekondat e fundit, ndërsa të tjerë u shprehën se nuk i shtoi asnjë vlerë rrugëtimit të tij në lojë.
Ndërkohë, Selini nuk u duk e surprizuar nga ky veprim dhe reagoi menjëherë duke u larguar drejt daljes për në studio. Pas pak çastesh, edhe Miri e la dhomën për t’iu bashkuar finales.
Ky episod tregoi edhe një herë se çdo detaj në “Big Brother VIP” mund të kthehet në temë debati, sidomos në një natë kaq të ngarkuar me emocione.

