Policia e Tiranës ka bërë të ditura masat e marra në lidhje me koncertin që reperi Kanye West do të mbajë të shtunën në Tiranë.
Policia njofton se, në kuadër të mbarëvajtjes së këtij koncerti, do të bllokohen disa rrugë në kryeqytet.
Sipas njoftimit, të shtunën, duke filluar nga ora 07:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Po ashtu, gjatë këtij intervali kohor do të ndalohet qarkullimi edhe në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, pranë rrethrrotullimit të “Casa Italia”.
Ndërsa, duke filluar nga ora 12:00, do të ndalohet lëvizja e mjeteve në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”, si dhe në segmentin “Rruga ‘Sokrat Miho’ – rruga ‘Kasem Shima’ – rruga ‘7 Nëntori’”, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
See also “Balluku i ka kontaktuar personalisht”/ Trondit gazetarja: Anëtarë të GJK janë kërcënuar, mund të kemi goditje nga SPAKNjoftimi i policisë:
Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
See also Dyshohet për 30 apartamente të shkrumbuara, zjarri që përfshiu kompleksin te Farmacia 10! Pamjet një ditë pas ngjarjes-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.
Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.
