Disa javë pasi burime për Prive by Liberta Spahiu raportuan se Heidi Baci do të marrë timonin e emisionit të dashurisë “Për’puthen” pas largimit të Megi Pojanit, lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht.
Faqja zyrtare e emisionit ka zyrtarizuar ftesën dhe rolin e saj të ri.
Në imazhin promocional të publikuar në rrjetet sociale me mbishkrimin “Për’puthen | Kapitull i ri | Heidi Baci – Moderatore”, prezantuesja shfaqet gati për këtë sfidë të re televizive, ndërsa paralajmërohet se sezoni i ri do të nisë së shpejti në ekran.
Përveç ndryshimit në moderim, ky sezon sjell risi edhe në panelin e opinionistëve.
Rrugëtimin e konkurruesve dhe dinamikat e tyre të dashurisë do t’i komentojnë këtë vit gazetari Drini Zeqo dhe Erjola Doçi.
View this post on Instagram
