Lajme

Konflikt mes bashkëshortëve, gruaja plagoset me thikë në kokë, të dy përfundojnë në spital

Një konflikt në familje ka përfunduar me plagosjen e dy bashkëshortëve pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Durrësit. Në foto shihni pamje në vendngjarje, te zona e Shkozetit pranë zyrave të AKU.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00. Dyshohet se Xheladin Lala, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, Adelina Lala, e ka plagosur atë me thikë në pjesën e kokës.

NEWS  Çfarë po i ndodh monedhave tuaja? Ja sa blihet dhe shitet dollari dhe euroGjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar edhe vetë Xh. L.

Të dy bashkëshortët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Të Ngjashme