Lajme

Konflikt në familje, burri qëllon me thikë bashkëshorten

Një konflikt mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar me plagosjen e një gruaje në Shkozet të Durrësit.

Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, kur pas një konflikti në familje, burri dyshohet se ka përdorur thikën ndaj bashkëshortes së tij, duke e plagosur në trup.

Pas alarmit për ngjarjen, në adresë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë. Gruaja është marrë nga vendngjarja dhe është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

NEWS  Telefonatë e tensionuar mes JD Vance dhe Benjamin Netanyahu për konfliktin me Iranin: Manipuluat Trump!Rrethanat e sakta të konfliktit dhe motivet që çuan në përdorimin e thikës nuk janë ende të qarta. Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të tjera zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të gruas apo nëse autori i dyshuar është shoqëruar apo arrestuar.

NEWS  Rritje ekonomike dhe zhvillim profesional, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

Të Ngjashme