Lajme

Konflikt në familjen në Durrës, bashkëshorti sulm’n me thikë gruan e tij dhe largohet nga shtëpia (DETAJET E PARA)

Pa u mbushur ende 24 orë nga tragjedia e Shkodrës ku bashkëshorti vrau me çifte gruan e tij, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, kësaj here në qytetin e Durrësit.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen E.K, 32-vjeç.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, 40-vjeçarin me ininciale Xh.K.

See also  Aksident i frikshëm në vend, 1 i vdekur dhe 6 të plagosurGrupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

See also  Ndryshimet në ligjin për pezullimet, nisma nuk “shpëton” vetëm Ramën, përfshin edhe Begajn, Shabanin…Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme