Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është deklaruar i pafajshëm në rigjykimin ku po akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
“Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi Konjufca.
Tutje, Konjufca bëri të ditur se dëshiron të mbrohet në heshtje.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën ka arritur parashkrimi, u refuzua akuza.
Por, Gjykata e Apelit ktheu rastin në rigjykim.
