Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka akuzuar partitë opozitare për bllokim të qeverisjes nga ana e LVV-së, siç ka thënë ai duke prodhuar kriza.
Ai ka thënë se opozita në situatën aktuale po përpiqet që duke shfrytëzuar postin e presidentit, ta rrëzojë Qeverinë Kurti III.
“Kjo është bashkimi i partive opozitare për me shfrytëzuar çështjen e presidentit që përmes pamundësimit të kuorumit të qojnë në zgjedhje, që është shpresa e tyre përmes shfrytëzimin të postit të presidentit me u mundua me rrëzua qeverinë”, tha Konjufca në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për çështjen e presidentit, raporton teve1.info.
Ai ka thënë se veprimet e tanishme të opozitës janë të pakuptueshme, madje ai ka thënë se vitin e kaluar veprimet e tyre kanë qenë më të arsyeshme, pasi siç ka thënë ai i kanë pas numrat për formimin e Qeverisë.
