ShowBizzz

Konkurrentja e Ferma VIP: Nuk dua të martohem më, ditën e dasmës u vesha me të zeza

Inida Gjata e njohur si Zhaku u bë pjesë e Ferma VIP 3 të premten.

Së fundmi teksa po qëndronte në oborr me Mozën dhe Kostanën, ka bërë një rrëfim të ndjerë për jetën personale.

Të lidhura

None found

Pas 15 vitesh martesë, Zhaku tha se është në prag divorci, pasi marrëdhënia mes tyre nuk funksiononte, teksa shtoi se vetëm dhe e lirë ndihet më mirë.

Ajo theksoi më tej se nga kjo marrëdhënie e gjatë, çifti ka një djalë të mitur katër-vjeç autik, por me një inteligjencë të madhe.

“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Ç’dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë”, u shpreh ajo.

“15 vjet kanë qenë të larmishme. Djalin e kam katër vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar flet nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip e anglisht. Çuni ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur një problem në shtëpi, mënyra se si më shikonte dhe më prekte faqet, se nuk flet dot ishte në një mënyrë tjetër”, theksoi mes tjerash Zhaku.

Të Lidhura:

  1. “Atij i pëlqejnë burrat, kam edhe fakte”, Ylli tronditet nga letra e gruas që i dërgoi në Ferma VIP
  2. Nuk iu bind rregullave të agait, Keisi përjashtohet nga FermaVIP
  3. Ilir Shaqiri habit në “Ferma VIP” pas video-mesazhit surprizë: E kam dhëndrin në shtëpi, e mbaj nën kontroll!
  4. Iu bë gjyqi publik, Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën dhe kërkon të largohet nga ferma: S’mund të filloj diçka të re

Të Ngjashme