Lajme

Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe

Forcat Tokësore të Shqipërisë kanë njoftuar për nisjen e Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës në Kosovë.

Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin në facebook.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut.

“Përkrah aleatëve të NATO-s, Forca Tokësore vijon të japë kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale”, vazhdon njoftimi.

Të Ngjashme