Shëndetësi

Kontrolloni sheqerin në gjak duke ngrënë gjithmonë me orare të rregullta

Me përhapjen e sëmundjes së diabetit gjithnjë e më shumë vitet e fundit kujdesi i shtuar është gjithnjë një ide e mirë.

Rritja e nivelit të sheqerit në gjak dhe diabeti vjen në shumë raste si pasojë e abuzimit me ushqimin dhe stilin e jetesës.

Një studim i ri hedh dritë pikërisht mbi ushqimin si çelësin e balancimit të sheqerit në gjak. Studimi të cili i referohet AgroWeb.org tregon se vaktet e ushqimeve duhet të jenë shumë strikte.

TS Poll - Loading poll ...

Kjo lidhet me distancën kohore që ato konsumohen. Më poshtë janë disa nga rekomanidmet më të fundit të mjekëve dhe ekspertëve lidhur me këtë sheqtësim.

Studimi
Në studimin e Universitetit të Adelaides në Australi morën pjesë persona nga mosha 30 deri në 70 vjeç.

Këta persona mbi peshë konsumuan vakte në një hapërsirë kohore prej 9 orësh çdo ditë. Tek të gjithë u vu re se niveli i sheqerit në gjak u ul bashkë më peshën trupore. Kjo metodë njihet ndryshe edhe si “fasting”.

Ajo ndihmon trupin që me anë të një ore bilogjike gjatë kohës kur ju nuk konsumoni ushqim të djegë kaloritë e mbledhura më parë.

Hani në orar
Mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin është edhe koha se kur i konsumoni këto vakte.

Studime të tjera të shumta kanë treguar se personat që zgjedhin t’a konsumojnë ushqimin e tyre çdo ditë në të njëjtin orar gëzojnë shëndet më të mirë.

Ju mund të zgjidhni të konsumoni ushqimin tuaj të përditëshëm nga ora 9:00 deri në oren 18:00 çdo ditë.

Kërkuesit nga Universiteti i Adelaides në Australi e sugjerojnë këtë metodë si një formë shumë të mirë tretje të ushqimeve. Sigurohuni t’i konsumoni vaktet tuaja gjatë pjesës së parë të ditës. Duke respektuar vaktet në mënyrë të shëndetshme njëra pas tjetrës.