Lajme

​Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar për trafikim me narkotikë

Një qytetar i Kosovës, i cili ka edhe nënshtetësi të Suedisë, është ekstraduar të enjten në këtë shtet, pasi kërkohej nga autoritetet e atjeshme për veprën penale të trafikimit me narkotikë.

Sipas njoftimit të policisë, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të forcave të rendit dhe të institucioneve të drejtësisë.

I ekstraduari, me inicialet E.K., ishte arrestuar në Kosovë pasi kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë së Suedisë, për veprën penale “Trafikim me narkotikë”.

Policia bëri të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve suedeze.

Të Ngjashme