Lajme

KPM cakton për nesër mbledhjen e parë pas votimit të përbërjes së re

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka caktuar për të martën (5 maj 2026) mbledhjen e parë pas votmit të përbërjes së re në Kuvend.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KPM ka bërë të ditur se për nesër është caktuar mbledhja, ku si pikë të rendit të ditës ka zgjedhjen e kryesisë.

Ndryshe, kjo është mbledhja e parë e KPM-së pasi Kuvend ivotoi përbërjen e re të këtij institucioni, më 24 prill 2026.

Ndërkaq, mbledhja e fundit e KPM-së është mbajtur më 17 janar 2025. 

Të Ngjashme