Lajme

KQZ afër përmbylljes së rinumërimit, kanë mbetur edhe nëntë vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po shkon drejt përfundimit.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 176 nga 185 vendvotimet e përfshira në këtë proces, ndërsa kanë mbetur edhe nëntë vendvotime për t’u numëruar.

KQZ-ja ka bërë të ditur se rinumërimi i mbetur pritet të përfundojë gjatë së premtes, duke i hapur rrugë përmbylljes së një prej fazave të rëndësishme të administrimit zgjedhor.

Procesi i rinumërimit nisi të enjten dhe përfshin 185 vendvotime të rregullta, ose 7.41 për qind të gjithsej 2,498 vendvotimeve ku u zhvillua votimi në zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Të Ngjashme