Lajme

“Kriminale dhe e gërditshme” – Tali godet arsyetimin e Serbisë për…

Analisti Driton Tali për “Bota sot”, ka komentuar financimin nga shteti serb të Shoqatës së Veteranëve të “Beretave të Kuqe”, njësi e njohur për përfshirjen në luftërat e viteve ’90, përfshirë edhe luftën në Kosovë.

Ai vlerëson se mbështetja financiare ndaj ish-pjesëtarëve të kësaj njësie dëshmon se politika shtetërore e Serbisë vazhdon të mbajë gjallë frymën dhe narrativën e së kaluarës.

“Ky fakt, pra shteti i Serbisë financon organizata të lidhura me ish-pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale (JSO), të njohur si ‘Beretat e Kuqe’, e çimenton argumebtin se “kjo Serbia e Vuçiçit” është vazhdimësi e “Serbisë së Garashaninit, Vlladan Gjorgjeviçit, Jovan Cvijiçit, Steva Moljeviçit, Vaso Çubrilloviçit…,”.Pra në substancë nuk ka ndryshu asgjë.

Siç dihet “Beretat e Kuqe” bënë krime të tmerrshme mbi civilët shqiptarët, këtë e vërtetojnë shumë raporte, procese gjyqësore dhe dëshmi të shumta të dëshimtarëve okularë” – thotë ai.

Duke vazhduar prononcimin e tij lidhur me financimin e veteranëve të “Beretave të Kuqe” nga shteti serb, analisti Tali ka shprehur shqetësim të thellë edhe për mungesën e reagimit nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian.

Tali e ka cilësuar si të papranueshëm arsyetimin e autoriteteve serbe se mbështetja ndaj ish-pjesëtarëve të kësaj njësie paraqet vetëm ndihmë sociale dhe jo miratim të krimeve të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“T’ju them të drejtën unë nuk habitem nga “kjo Serbi”. Për asgjë nuk më habitë ajo. Por, shumë më habitë (mos)reagimi i botës demorkatike, sidomos i UE’së. Si munden me toleru Serbinë që në njërën anë t’ia mohoj drejtësinë viktimave të pafajahme shqiptare të cilat akoma kërkojnë drejtësinë e tyre dhe në anën tjetër të lejohet para syve rehabilitimi i kriminelëve “Bertë Kuqë” të cilët ishin pjesë e aparatit gjenocidial të Millosheviçit.

Argumenti i autoriteteve serbe “se përkrahja e këtyre veteranëve është mbështetje sociale ndaj ish-pjesëtarëve të forcave shtetërore, e jo domosdoshmërisht miratim i krimeve të pretenduara apo të dokumentuara…,” është sa e gërditshme edhe më shumë kriminale.

Kur financohen dhe glorifikohen struktura të lidhura me krimet e luftës, për familjet e viktimave nuk është gërvishje e plagëve të hapura por kjo përjetohet si një vrasje e tyre për së dyti” – përfundon ai.

Të Ngjashme