ShowBizzz

Krist Aliaj dhe Keisi Medini shfaqen për herë të parë bashkë pas ‘Big Brother VIP’

Krist Aliaj dhe Keisi Medini krijuan një njohje në “Big Brother VIP”, por që për fat të keq nuk zgjati shumë.

Dyshja vendosën që njohjen e tyre të shkurtër ta ndërprisnin dhe ta vazhdonin jashtë programit.

Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi. Kristi dhe Keisi nuk u panë kurrë bashkë pas daljes nga programi.

TS Poll - Loading poll ...

Nëpër intervista të ndryshme, si Keisi ashtu edhe Kristi deklaruan se gezojnë respekt për njëri-tjetrin por vetëm kaq, duke mos lënë vend për aludime.

Mirëpo së fundmi ata janë shfaqur për herë të parë bashkë në publik. Duket se një event në Tiranë ka bërë që Kristi dhe Keisi të ndeshen me njëri-tjetrin dhe sigurisht kanë shkëmbyer disa biseda duke qëndruar edhe në një tryezë.

Videon e ka publikuar Ronaldo Sharka, i cili së fundmi është kthyer në një Sherlock Holmes, duke nxjerrë zbuluar një pjesë të ish banorëve në skenare të ndryshme.