Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, Jori Delli dhe Krist Aliaj janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Edhe brenda shtëpisë së BBV u duk se pati një kimi mes tyre edhe për shkak të ngacmimeve që i bënin herë pas herë njëri-tjetrit.
E me të drejtë, publiku ka filluar të aludojë se mes dyshes, ekziston dicka më tepër së thjesht shoqëri. Por a është vërtetë kështu?
Jori ka psostuar në Instagramin e saj një mesazh nga një ndjekës i cili, në lidhje me Kristin, i ka thënë se duken si “shokë me përfitime”.
Modelja e ka mohuar dicka të tillë, duke thënë se janë vetëm shokë.
Mesa duket, dyshja kanë ruajtur miqësi të mirë pas përfundimit të lojës