ShowBizzz

Kristi opinionist në Big Brother VIP 3: Do i zë vendin Zhaklinës dhe Arbrit

Kristi është gati t’i zërë vendin Zhaklinës dhe Arbrit. Kështu u shpreh finalisti i Big Brother VIP 2, i ftuar sot në “Shqipëria live”. Kristi tha se e sheh veten si opinionist në edicionin e tretë dhe sipas tij ky do ishte bonus për programin.

“Për mua është logjike të jem opinionist sepse fakti që kam eksperiencë në një Big Brother shumë dinamik, di të bëj analizë të fortë, do e gjeja veten dhe do ishte bonus për programin. Pra jam një person që i ka kaluar ato situata, jo vetëm i analizon si person i tretë”, tha Kristi.