Lajme

KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve që ujin e pijes mos ta përdorin për ujitje e mbushje të pishinave

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të saj që ujin e pijes ta përdorin me kujdes dhe në mënyrë sa më racionale.

Kjo kompani ka thënë se rritja e konsumit të ujit është rritur dhe për të siguruar furnzim të rregullt duhet që uji i pijshëm të mos përdoret për nevoja të tjera, si ujitje të kopshteve, mbushje të pishave e larje të automjeteve.

“Në këtë periudhë, konsumi i shtuar dhe përdorimi i ujit për nevoja që nuk lidhen drejtpërdrejt me konsum familjar po krijojnë ngarkesë të konsiderueshme në sistemin e furnizimit me ujë. Për këtë arsye, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, mbushjen e pishinave, ujitjen e kopshteve dhe sipërfaqeve të mëdha të gjelbëruara, si dhe për aktivitete të tjera që mund të shtyhen ose të realizohen me sasi më të vogla uji”, thuhet nga KRU “Prishtina”./teve1.info/

Të Ngjashme