Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën pranoi letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, si përgjigje në letër-urimin e dërguar me rastin e marrjes së detyrës muajin e kaluar.
Kryeministri Burnham tha se dy vendet gëzojnë partneritet të ngushtë dhe të qëndrueshëm, ndërsa theksoi se është krenar që Mbretëria e Bashkuar qëndroi me popullin e Kosovës që nga intervenimi i NATO-s më 1999 e deri te të qenit një nga shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.
“Mbretëria e Bashkuar do të mbetet mbështetëse e fuqishme në aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të avancuar integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë zgjerimin e mbështetjes për aplikimin e saj për Këshillin e Evropës dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj drejt NATO-s”, shkroi kryeministri Burnham.
Ai, po ashtu, tha se shpreson në formim të shpejtë të Qeverisë së re, ashtu që të mund të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët, si mbrojtja dhe siguria, tregtia dhe investimet, migracioni dhe forcimi i lidhjeve ekonomike.
