Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ky ka qenë mesazhi që kryeministri i ri i britanik, Andy Burnham i ka përcjellë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti në letrën falënderuese për urimin që Kurti i kishte dërguar Burhanit me rastin e zgjedhjes kryeministër..
“Mbretëria e Bashkuar do të mbetet mbështetëse e fuqishme në aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të avancuar integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë zgjerimin e mbështetjes për aplikimin e saj për Këshillin e Evropës dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj drejt NATO-s”, shkroi kryeministri Burnham.
Ai, po ashtu, tha se shpreson në formim të shpejtë të Qeverisë së re, ashtu që të mund të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët, si mbrojtja dhe siguria, tregtia dhe investimet, migracioni dhe forcimi të lidhjeve ekonomike./teve1.info/
