Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një mbledhje me drejtuesit e PS-së në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Takimi u zhvillua në orën 14:00, në “Vilën e Kuqe” në zonën e Saukut në Tiranë.
Në përfundim të takimit, mësohet se fokusi ishte bilanci i punës së bërë në terren gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.
Ndërkohë, drejtuesit politikë të PS-së raportuan mbi ecurinë e kësaj nisme dhe angazhimet e zhvilluara në qarqet përkatëse.
