Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral në Qeverinë e Republikës së Armenisë nga Kryeministri, Nikol Pashinyan.
Në takim, Kryeministri Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Armenisë dhe Kosovës.
Poashtu edhe per ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.
Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore.

Pamje nga takimi

Pamje nga takimi
Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive.
