Lajme

Kryeprokurori trajton 46 raste të reja, 2 prej tyre trafikim me njerëz

Në javën që po lëmë pas, për 7 ditë në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 46 raste të reja. Prej tyre u trajtuan 36 raste të dhunës në familje, 2 të trafikimit me njerëz, 1 dhunim dhe një tjetër tentim dhunimi.

Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë bërë me dije se po ashtu u trajtua një rast për krime lufte, 5 raste të mospërfilljes së Gjykatës, 6 kërkesa për urdhër mbrojtje, 11 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente, 4 kërkesa për ndryshim të urdhrit të mbrojtjes, 2 kërkesa për vazhdim të tij dhe një kërkesë për ndërprerje.

ZKPSH-ja trajtoi po ashtu:

“1 ankesë, 2 parashtresa, 5 aktvendime të aprovuara, 1 aktvendim të refuzuar, 85 seanca gjyqësore, 13 seanca në prokurori, 110 këshilla juridike, 17 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime liruese, 1 aktgjykim refuzues, 1 përfaqësim i rastit në polici, 2 referime të rastit në ANJF dhe 7 referime të rastit në QPS”.

Të Ngjashme