Lajme

Kryeprokurorja Vuçetaj priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe të EULEX-it

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe përfaqësuesit e misionit të EULEX-it në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi i Prokurorisë Themelore në Pejë me akterët ndërkombëtarë që veprojnë në Republikën e Kosovës, si dhe mbështetja e tyre në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në çështjet me rëndësi për proceset hetimore që trajton kjo prokurori.

Palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional dhe shkëmbimit të informatave në përputhje me mandatin dhe kompetencat përkatëse, me qëllim të rritjes së efikasitetit në trajtimin e rasteve dhe forcimit të sundimit të ligjit.

 

Të Ngjashme