Lajme

Kryetari i Mitrovicës shoqërohet në Polici

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozaq, janë shoqëruar në Policinë e Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për median, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas raportimeve të “Kosovo Online”, ngjarja ka ndodhur pasi Inspektorati Komunal i Mitrovicës së veriut ka shkuar sot rreth orës 10:00 në vendin ku ndodhet tabela “E dua Mitrovicën”, me qëllim heqjen e saj.

Më pas, Radojeviq dhe Zaporozaq janë shoqëruar në polici në kuadër të këtij rasti, i cili lidhet me dyshime për vandalizëm.

Ndërkohë, anëtarë të Listës Serbe janë mbledhur para stacionit policor atje.

Të Ngjashme