Lajme

Kthesë e papritur e motit, çfarë pritet të ndodhë ditët në vijim në vend

Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, sinoptikani Elvi Jahaj ka parashikuar një ndryshim të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me masa ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa.

Sipas tij, reshjet do të jenë të pranishme në disa zona, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë rënie, veçanërisht në fillim të javës së ardhshme.

“Pritet gradualisht depërtim të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta. Ditën e sotme moti pritet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herë edhe të dendura, kryesisht në qendër dhe në jug.

NEWS  TENSIONE në marrëdhënie…/ Çfarë duhet të BËJNË dhe çfarë duhet të SHMANGIN shenjat e horoskopit sotPriten reshje shiu me intensitet të ulët në relievet kodrinore dhe malore në Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në Korçë hera-herë mund të ketë reshje më të mëdha, deri në formën e shtrëngatave. Priten edhe ngarkesa elektrike dhe breshër. Në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit reshjet do të jenë të herëpashershme, por me intensitet të ulët.

NEWS  Ngjarje tragjike në Itali/ Nëna hidhet nga kati i tretë i banesës së bashku me tre fëmijët, tre të vdekur dhe një në gjendje të rëndëEdhe në fundjavë, vendi do të karakterizohet nga kushte ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa. Por moti pritet të jetë i kthjellët. Në malësitë e jugut gjatë fundjavës priten vranësira dhe reshje shiu.

Për fillimin e javës së ardhshme pritet mot i kthjellët, teksa të martën pritet depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lagështa. Të martën në mesditë reshjet e shiut priten të herëpashershme me intensitet të ulët dhe do të përfshijnë gjithë territorin.

NEWS  I akuzuar nga GJKKO për vr*sjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptarTemperaturat do të bien, për të shkuar në 35-36 gradë Celsius. Edhe vlerat minimale do të bien. Era do të jetë e lehtë, por hera-herës mund të ketë shpejtësi mesatare prej 10-12 kilometrash në sekondë”, u shpreh Jahaj./Top Channel

Të Ngjashme