Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka thënë se qytetarët nuk duhet të mashtrohen se Vjosa Osmani është zgjidhje për vendin.
Ajo ka thënë se Osmani është profil i politikanes së karriges dhe pa bindje politike.
Kuçi në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ka thënë se Osmani është frikacake.
“Kurti i rrezikshëm veç pse se ka bo presidente…Osmani e ka ditë që është autoritar Kurti”- Kuqi
“Nuk kisha dashtë që njerëzit me u mashtrua e me besuar që zgjidhje për vendin është dikush që deri dje ka qenë me Kurtin e sot nuk është, dhe sot është Kurti i rrezikshëm veç pse nuk e ka bë presidente. Është profil i karriges i interesave të ngushta, që s’ka bindje politike. Kjo është frikë, është panik”, ka thënë Kuçi.
Ajo ka kritikuar paritë opozitare që sipas saj shkuan në zgjedhje për përmirësuar pozicionet e tyre dhe nga një situatë me e favorshme të negociojnë me Kurtin për pushtet.
“Nëse LDK janë shkua në zgjedhje me mendimin që të ndajnë më shumë hise mas zgjedhjeve me Kurtin se tash me Vjosën i marrin do përqindje më shumë qysh e kanë mendua, kjo është gabim. Qytetari këtë nuk ta fal, qytetari tash e ka kuptuar se po shkojmë ne zgjedhje me këqyrë kush pe ndërron pak pozicionin që prej një pozicioni ma të mirë me negociua me Kurtin për pushtet. Kjo nuk është opozitë”, është shprehur Kuçi.
PSD në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë vetëm me gjashtë kandidatë për deputetë. Nga kjo parti kanë thënë se synimi i tyre është kalimi i pragut për ta sfiduar Kurtin, duke akuzuar ish-opozitën për dështim në këtë aspekt.
